Çfarë është Alveoloplastika

Çfarë është Alveoloplastika – Rikonturimi i kreshtës alveolare për një adaptim optimal të protezës

Shërimi i kockës së nofullës pas heqjes së dhëmbeve nuk ndodh gjithmone në mënyrë uniforme dhe kjo varet nga pozicioni i dhëmbëve, numri dhe pozicioni i rrënjëve, trashesia e mureve të alveolës, koha e ndryshme ndërmjet heqjeve etj. Si pasoje, forma e kreshtës kockore merr një formë të çrregullt që pengon adaptimin optimal të protezës me të.

Alveoloplastika është procedura kirurgjikale nëpërmjet të cilës bëhet rikonturimi i kreshtës në pacientë edentulozë (pa dhëmbë), përpara vendosjes së protezave totale, me qëllim krijimin e një kreshte me formë të rregullt e të lemuar, pa gunga, maja të mprehta apo parregullsi të tjera.

Kur kryhet Alveoloplastika?

Alveoloplastika kryhet në këto raste:

  • Kur pas heqjeve të shumta të dhëmbëve forma e kreshtës është e çrregullt

  • Kur proteza ekzistuese e pacientit nuk qëndron për shkak të formës jo të rregullt të kreshtës

  • Përpara fillimit të procedures për përgatitjen e protezave me qëllim konturimin e kreshtës.

  • Kur kreshta alveolare paraqet maja kockore të cilat japin shqetësime

Avantazhet e Alveoloplastikës

   ✔ Përmirësim i qëndrueshmërisë së protezës dentare

   ✔ Parandalon shqetësimet nga keqadaptimi i protezës (plagë/irritim i mishit nga dëmtimi i vazhdueshëm)

   ✔ Shërim më të shpejtë dhe të drejtuar të kockës pas heqjeve të shumta të dhëmbëve

   ✔ Rritja e jetëgjatësisë së protezës dentare – redukton nevojën për rregullime të shumta të protezës në kohë

Si realizohet Alveoloplastika?

Kjo nderhyrje kryhet nga kirurgu maksilofacial nën anestezi lokale dhe është një procedurë rutinë në klinikën dentare.​​

Kirurgjia Ortognatike

Çfarë është Kirurgjia Ortognatike – Ndërhyrja që transformon funksionin, estetikën dhe cilësinë e jetës.

Kirurgjia ortognatike përfaqëson një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar në nofulla e cila synon të korrigjojë pozicionet e nofullave në raportin e duhur funksional dhe estetik. Si pasojë e faktorëve të ndryshëm (gjenetikë apo të fituara gjatë jetës) ndodh që nofullat të kenë një raport jo të duhur me njëra-tjetrën. Kështu njëra nofull mund të jetë më e zhvilluar se tjetra apo të dyja të jenë më të zhvilluara ose më pak të zhvilluara. Ky defekt shoqërohet me probleme në të folur, vështirësi në ushqyerje, dhimbje të kyçit të nofullës dhe probleme estetike që ndikojnë në vetëbesimin e pacientit. Kjo ndërhyrje kërkon një bashkëpunim të ngushtë me mjekun ortodont dhe kirurgun maksilofacial për të planifikuar në mënyrë të saktë çdo hap të trajtimit nga fillimi deri në përfundim të tij.

Kirurgjia ortognatike kryhet atëhere kur trajtimi ortodontik i vetëm nuk mjafton për të rivendosur funksionin dhe estetiken e kërkuar. Kjo procedurë kryhet me anetezi gjenerale (narkozë) në pacientë të rritur dhe zgjat disa orë. Nëpërmjet kësaj procedure arrihet përmirësimi i funksioneve bazë si të ushqyerit, të folurit dhe frymemarrja. Gjithashtu nëpërmjet korrigjimit të raportit ndërmjet nofullave përmirësohet profili i pacientit duke ndikuar ndjeshëm në harmoninë e fytyrës.

Falë përdorimit të teknikave më të fundit dhe paisjeve moderne si piezokirurgjia, procedura kryhet me efikasitet dhe rikuperimi i pacientit pas ndërhyrjes është shumë i shpejtë.

Heqja e dhëmballëve të pjekurisë

Dhëmballët e pjekurisë janë dhëmballët e tretë në harkadën dentare, të cilat shfaqen në gojë rreth moshës 18–25 vjeçare. Ato mund të pozicionohen normalisht në gojë, por për shkak se madhësia e nofullave mund të jetë e vogël, nuk mbetet hapësirë e mjaftueshme që këto dhëmbë të pozicionohen normalisht. Për këtë arsye, ato mund të mbeten pjesërisht ose plotësisht brenda në nofull.

Përse duhet të hiqen dhëmballët e pjekurisë?  

Kur duhet të hiqen dhëmballët e pjekurisë?

Dhëmballët e pjekurisë të eruptuara plotësisht ose të mbetura pjesërisht apo plotësisht në nofull indikohen të hiqen në këto raste:

Si realizohet heqja e dhëmballëve të pjekurisë?

Heqja e dhëmballëve të pjekurisë kryhet nga kirurgu dhe mund të jetë me vështirësi të thjeshtë deri në të komplikuar në varësi të pozicionit të tyre në nofull.

Rekomandohet që kontrolli oral në lidhje me dhemballët e pjekurisë të bëhet që në moshën 16 vjeçare, moshë në të cilën është formuar vetëm kurora, pasi është më e lehtë të hiqen përpara se të formohen edhe rrënjët.

Kirurgu maksilofacial bën vlerësimin e grafisë panoramike për të përcaktuar ecurinë që do të kenë dhëmballët e pjekurisë.

Çfarë është implanti dentar?

Implanti dentar është rrënja artificiale e një dhëmbi që është vendosur në nofull , për të shtuar një dhëmb që mungon ose një urë ku mungojnë disa dhëmbë.
Implantet janë të përbërë nga titani dhe janë plotësisht biokompatibël (të përshtatshme) me trupin e njeriut.

Kjo është një mundësi ideale për njerëzit që kanë mungesë të një ose më shumë dhëmbëve. Implantet janë mbrojtës të dhëmbëve natyralë, duke përdorur implantet ne evitojmë përdorimin e dhëmbëve natyralë për një protezë fikse.

Cilat janë avantazhet e një implanti?

 

Cilët janë pacientët që mund të vendosin implante?

  • Të gjithë ata që kanë mungesa të dhëmbëve natyralë dhe gëzojnë një shëndet të mirë mund t’i drejtohen vendosjes së një implanti.

  • Kush e ka përfunduar fazën e rritjes, në mënyrë tipike, 16 vjeç për femrat, 18 për meshkujt.

  • Pacientët që kanë pësuar traumë dhe kanë humbur një ose disa dhëmbë.

  • Pacientët që përdorin protezat parciale ose totale të levizshme.

Implanti Imediat

Në rastet kur pacienti paraqitet në klinikë me një dhemb të thyer, i cili nuk mund të riparohet me mbushje apo punime protetike si shtift dhe këllëf, shpesh është e mundur që të bëhet në të njëjtën seancë ekstraksioni dhe vendosja e implantit në alveolën boshe.

Më pas vendoset një kurorë provizore ndërkohë që fillon procesi i shërimit. Pas 4 muajve përreth implantit krijohet kockë e re, duke bërë që implanti të stabilizohet fiks në vëndin ku ishte dhëmbi natyral. Më pas bëhet vendosja e kurorës permanente.

A janë të sigurta implantet?

Në gjykimet klinike globale implantet dentare kanë rezultuar të shkëlqyera në drejtim të estetikës dhe parashikueshmërisë. Gjatë 30 viteve të fundit përdorimi i implanteve dentare ka ndryshuar në mënyrë thelbësore stomatologjinë. Ato nuk konsiderohen më si eksperimentale pasi janë të rralla situatat në të cilat ato nuk mund të përdoren.