Çfarë është Alveoloplastika

Çfarë është Alveoloplastika – Rikonturimi i kreshtës alveolare për një adaptim optimal të protezës Shërimi i kockës së nofullës pas heqjes së dhëmbeve nuk ndodh gjithmone në mënyrë uniforme dhe kjo varet nga pozicioni i dhëmbëve, numri dhe pozicioni i rrënjëve, trashesia e mureve të alveolës, koha e ndryshme ndërmjet heqjeve etj. Si pasoje, forma e kreshtës […]

Çfarë është Alveoloplastika – Rikonturimi i kreshtës alveolare për një adaptim optimal të protezës

Shërimi i kockës së nofullës pas heqjes së dhëmbeve nuk ndodh gjithmone në mënyrë uniforme dhe kjo varet nga pozicioni i dhëmbëve, numri dhe pozicioni i rrënjëve, trashesia e mureve të alveolës, koha e ndryshme ndërmjet heqjeve etj. Si pasoje, forma e kreshtës kockore merr një formë të çrregullt që pengon adaptimin optimal të protezës me të.

Alveoloplastika është procedura kirurgjikale nëpërmjet të cilës bëhet rikonturimi i kreshtës në pacientë edentulozë (pa dhëmbë), përpara vendosjes së protezave totale, me qëllim krijimin e një kreshte me formë të rregullt e të lemuar, pa gunga, maja të mprehta apo parregullsi të tjera.

Kur kryhet Alveoloplastika?

Alveoloplastika kryhet në këto raste:

  • Kur pas heqjeve të shumta të dhëmbëve forma e kreshtës është e çrregullt

  • Kur proteza ekzistuese e pacientit nuk qëndron për shkak të formës jo të rregullt të kreshtës

  • Përpara fillimit të procedures për përgatitjen e protezave me qëllim konturimin e kreshtës.

  • Kur kreshta alveolare paraqet maja kockore të cilat japin shqetësime

Avantazhet e Alveoloplastikës

   ✔ Përmirësim i qëndrueshmërisë së protezës dentare

   ✔ Parandalon shqetësimet nga keqadaptimi i protezës (plagë/irritim i mishit nga dëmtimi i vazhdueshëm)

   ✔ Shërim më të shpejtë dhe të drejtuar të kockës pas heqjeve të shumta të dhëmbëve

   ✔ Rritja e jetëgjatësisë së protezës dentare – redukton nevojën për rregullime të shumta të protezës në kohë

Si realizohet Alveoloplastika?

Kjo nderhyrje kryhet nga kirurgu maksilofacial nën anestezi lokale dhe është një procedurë rutinë në klinikën dentare.​​